MENU
klinika

Studimi

Q10, vitamina E dhe seleni kundër psoriazës

03.08.2019 - 09:08

Psoriaza është sëmundje kronike inflamatore e lëkurës e cila paraqitet te 2-3 % e popullatës duke zvogëluar kualitetin jetësor, dhe në të shumtën e rasteve zgjat gjatë gjithë jetës, derisa te 10-30 % e të sëmurëve zhvillohet edhe artriti psoriatik.

Rezultatet klinike të terapisë së zakonshme të format e rënda të psoriazës nuk janë të kënaqshme, dhe veç kësaj ekziston edhe problemi i toksicitetit të barnave të cilat përdoren për këtë sëmundje, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye të sëmurët shpesh përdorin përgatitje të ndryshme bimore, preparate të ndryshme që ia shtojnë ushqimit (p.sh. acide ω-3-yndyrore dhe β-karoten), si edhe mënyra specifike të ushqyerjes.

Një studim i ri i realizuar te pacientët me forma të rënda të psoriazës, për herë të parë tregon se kombinimi i antioksiduesve dhe terapisë së zakonshme të sëmundjes, përmirëson dukshëm gjendjen e pacientëve dhe njëkohësisht zvogëlon edhe stresin oksidues, shkruan revista “Nutrition”.

Këto rezultate pozitive janë arritur te pacientët të cilët për një periudhë një mujore kanë marrë preparate që përmbanin koenzimë-Q10, vitaminë E dhe selen.

Trajtimi synon të ulë inflamacionin dhe të ngadalësojë rritjen e qelizave të lëkurës.

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga njolla të kuqe, bardha ose të argjendta në lëkurë.

Dalja në diell për periudha të shkurtra dhe lënia e duhanit, poashtu mund të ndihmojnë.