Në ditët e sotme, shumëllojshmëria e produkteve ushqimore na jep mundësinë të zgjedhim për të konsumuar atë product që na pëlqen apo që na nevojitet kushtëzuar nga ndonjë problematikë shëndetësore.
Në një botë plot variacion, përfshirë këtu edhe shumëllojshërinë e produkteve si qumështi, qumështi i dhisë është duke u preferuar më tepër.
Rrjedhimisht lind pyetja: Cili është ndryshimi midis qumështit të dhisë dhe qumështit të lopës? Nga kërkimet e kryera, ka rezultuar se qumështi i dhisë mund të jetë një zgjedhje mjaft e mirë për tretjen.
- Sipas USDA, në një gotë me qumësht dhie gjenden:
170 kalori;
9 gramë proteina;
10 gramë yndyrë;
11 gramë karbohidrate;
11 gramë sheqerna;
25 miligramë kolesterol;
- Ndërsa në një gotë me qumësht lope gjenden:
160 kalori;
8 gram proteina;
9 gram yndyrë;
11 gram karbohidrate;
11 gr sheqerna;
30 miligramë kolesterol;
Qumështi i dhisë del në krye për përmbajtje më të lartë tëproteinave dhe kolesterolit, por përmbajtja e yndyrës së qumështit të lopës është më e ulët.
Sa i përket vitaminave dhe mineraleve, qumështi i dhisë ka më shumë kalcium, kalium dhe vitaminë A sesa qumështi i lopës, por qumështi i lopës ka më shumë vitaminë B12 dhe acid folik.
Për shkak se mendohet të jetë më e lehtë për tu tretur, ekziston një mendim i gabuar se qumështi i dhisë është pa laktozë. Në fakt, kjo nuk qëndron plotësisht.
Qumështi i dhisë ka më pak laktozë sesa qumështi i lopës, por jo mjaftueshëm për ta bërë atë pa laktozë.