Kryeministri Edi Rama njofton se janë shkarkuar disa punonjës të zyrës së Hipotekës, teksa sjell rastin e zvarritjes së një çështjeje për plot 15 vite me radhë.
Rama publikon në “Facebook rastin e Jani Dajës, i cili nuk ka mundur të marrë hipotekën e shtëpisë për 15 vite, duke gjetur zgjidhje vetëm pasi i është drejtuar platformës “shqipëriaqëduam.al”.
Lidhur me këtë ngjarje, kreu i qeverisë paralajmëron se kush vazhdon të pengojë qytetarët, do të largohet nga zyra e shtetit.
“MIRËMËNGJES ?dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.