MENU
klinika

Lufta kundër informalitetit

Rama publikon foton, sa i kushtoi kafja e mëngjesit në Dhërmi?

12.08.2019 - 11:03

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë me pushime, ndërkohë, duket se monitoron situatën e luftës kundër informalitetit edhe pranë detit.

Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka publikuar një foto në faqen e tij në Instagram. Në foto shfaqet kafja e mëngjesit, kapelja, syzet e kryeministrit, ndërsa vëmendja sigurisht që shkon tek kuponi tatimor mbi tavolinë.

Padyshim ky është edhe mesazhi që ka dashur të përcjellë numri një i qeverisë, në një kohë kur aksioni kundër informalitetit vijon, ndërsa është mbështetur fort nga ky i fundit, pasi janë bllokuar dhe gjobitur edhe biznese të njohura në vend.