Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se lufta kundër korrupsionin duhet të vazhdojë pa kompromis, ndërsa tregoi se këtë betejë do ta fitojnë ata që punuan dhe i kthyen dinjitetin organeve të prokurorisë dhe gjykatave.
Sipas tij, korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet.
- Postimi në Facebook:
Të nderuar qytetarë, Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%. Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim.
Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit. 100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme. Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten.