MENU
klinika

Vrasja e 26-vjeçarit

Reagon Rama: Policia bëri punë, u arrestuan 4 kafshët

24.08.2019 - 10:40

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër, në  “Myslym Shyri”, ku dy vëllezërit pronarë vranë punëtorin e kondicionerit vetëm se ky pikonte.

Në një replikë më një komentues, i cili e pyeti “nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit”, Rama tha se Policia e bëri punën e saj, duke zbuluar ngjarjen dhe arrestuar autorët, të cilët i cilësoi si “kafshë”.

Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat” shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.

Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke”.