MENU
klinika

Veliaj inspekton punimet

Rehabilitohet blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit”!

07.08.2019 - 15:51

Blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në lagjen “Besa” në kryeqytet është rehabilituar plotësisht.

Banorët e kësaj zone kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur që u kishte munguar prej kohësh në kryeqytet.

Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.

Sakaq, pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

Ajo çka bie në sy në gjithë zonën e “Frigoriferit” është edhe sistemi i murëve rrethuese të banesave, të cilët janë zëvendësuar me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës.

Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.