MENU
klinika

Aksionet e qeverisë

Rezultatet e informalitetit, 43% e bizneseve me shkelje

28.08.2019 - 21:11

43.2% e bizneseve të kontrolluara kanë rezultuar me shkelje. Administrata tatimore thekson se një ndër shkeljet kryesore vijon të mbetet moslëshimi i kuponit tatimor.Ndërkohë në sektorin e hidrokarbureve i është vënë shiriti i bllokimit të aktivitetit 3 subjekteve.

Bizneset shqiptare vijojnë të mos lëshojnë kupon tatimor, pavarësisht aksionit anti-informalitet.

Nga kontrollet e realizuara në dy muaj, administrata tatimore ka konstatuar se 43.2 % e subjekteve janë me shkelje, midis të cilave kryesore mbetet moslëshimi i kuponit.

Përgjegjësi i sektorit të monitorimit në terren, Eduart Aliaj, thekson se 39 subjekte janë bllokuar për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë.

”Gjatë periudhës 4 korrik-27 gusht janë kryer 4.018 kontrolle nga të cilat janë konstatuar 1,736 shkelje të legjislacionit tatimor. 456 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim të kuptonit tatimor rasti i parë dhe 39 subjekje rast i përsëritur për të cilat merret dhe masa e bllokimit të aktivitetit 30 ditë kalendarike me shirita.”- tha Eduart Aliaj

Aktualisht kontrollet janë fokusuar në sektorin e hidrokarbureve, ku numri i subjekteve të kapura me shkelje është më i vogël.

”538 kontrolle në subjekte të fushës së hidrokarbureve ku janë konstatuar 12 subjekte që kanë shkelur legjislacionin tatimor, 3 prej të cilave kanë kryer shitje në regjim manual dhe është marrë masa e bllokimit të shitjeve.”- shtoi ai.

Administrata tatimore thekson se aksioni antiinformalitet do të vijojë të përqëndrohet në bregdet dhe në sektorin e karburanteve.

Aksioni 4 Korrik – 27 Gusht

4.018 Kontrolle gjithsej

1,736 Shkelje të ligjit

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”