02.08.2019 - 12:01
Rikthehet sërish në Gjykatë e Krimeve të Rënda dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit, të dënuar për korrupsion. Kërkesa e prokurorisë në zbatim të ligjit antimafia është depozituar në gjykatë.
Seanca e parë për këtë kërkesë mbahet më 11 shtator 2019.
Prokurori Klodian Braho kërkon konfiskimin për llogari të shtetit të vlerave prej 174.810 euro. 1000 $ dhe 9.6 milion lekë.
Sipas kërkesës së prokurorisë këto lekë duhet t’i kalojnë agjensisë së administrimit të pasurive të sekuestruara.