MENU
klinika

Sfidat ndaj Francës dhe Islandës

Risi dhe surpriza/ Reja grumbullon 25 futbollistë!

31.08.2019 - 12:21

Janë 25 futbollistët e grumbulluar nga trajneri i kombëtares Edy Reja për dy sfidat kualifikuese të Euro 2020 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajin shtator ndaj Francës në transfertë dhe Islandës në Elbasan Arena.

Në konferecën për shtyp të kësaj të shtune në zyrat e FSHF ku foli për dy ndeshjet e ardhshme, Reja zbuloi edhe listën e të grumbulluarve, ku nuk mungojnë risitë. Marash Kumbulla i cili debutoi në Serie A me Veronën fundjavën e kaluar është grumbulluar për herë të parë në kombëtaren A ashtu si edhe Klaus Gjasula, vëllai i vogël i Jurgen Gjasulës që luan me Paderborn në Bundesligën gjermane.

Është rikthyer në kombëtare Thomas Strakosha i cili ka munguar në dy grumbullimet një herë pasi u la jashtë nga Panucci dhe në grumbullimin e parë të Rejas për çështje dëmtimi. Pjesë e këtij grumbullimi është edhe Keidi Bare ndërkohë që mungon Armando Sadiku i cili është përfshirë në listën e 7 lojtarëve të gatshëm dhe do të jetë alternativa e parë në sulm për t’u grumbulluar në rast dëmtimi të ndonjë prej sulmuesve aktualë.

Lista e të grumbulluarve:

Portierë: Strakosha, Berisha dhe Hoxha

Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj

Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasula, Qose

Sulmuesë: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Roshi, Manaj

Lojtarë të gatshëm: Balliu, Trashi, Sadiku, Kaçe, Seferi, Vrioni dhe Selahi.