MENU
klinika

E njëjta gjë çdo vit...

Rita Lati ka ditëlindjen, e bija i feston vetëm…

28.08.2019 - 16:34

Aktorja e njohur e humorit Rita Lati ditën e sotme ka ditëlindjen.

Edhe pse Rita ditën esotme mbush 60 vjeçe për vajzën e saj Roza ajo është gjithmonë 25 vjeçe. Koha ka ndalur në shpirtin e saj, ndaj Roza Lati sërish ka zgjedhur që ta urojë nënën e saj për 25-vjetorin e lindjes.

“Sot ka 25 vjetorin kjo diva Rita_Lati!Jetofsh përgjithmonë që të më mbash edhe mua rrahjet e zemrës gjallë. Të dua. Edhe më fal për ato 1001 rastet që t’i kam tensionuar unë ty rrahjet e zemrës tënde”. Janë këto fjalë të ndjera, me të cilat Roza ka zgjedhur të uroj nënën e saj publikisht.

 

foto galeri

Kujtojmë këtu se edhe vitin e kaluar Roza e uroi nënën e saj po për 25-vjetorin duke shkruar. “Kam 15 vjet qe ja bej tortën me urimin për 25 vjetor. Po ashtu edhe në 2017-ën ishte i njëjti urim për 25-vjetorin e saj.

“Sot ka ditëlindjen e vogla ime… Gëzuar 25-vjetorin mbretëreshë! Je mam, babë, motër, vëlla, gjithçka unë kam. Siç e thashë natën finale të Dance With Me, “Mami im, mali që unë mbështes kokën”. Për këtë 25-vjetor tëndin unë dua të të uroj nga larg, veç shëndet dhe lumturi. Mos e hiq kurrë buzëqeshjen nga fytyra jote e vogla ime. Je frymëzimi im”, shkruante Roza në vitin 2017.