24.08.2019 - 15:56
Një surprizë e papritur ka qenë mesnata e djeshme për pushuesit në qytetin e Durrësit.
Të gjithë ata kanë pasur mundësinë të shijojnë një pamje spektakolare e dhuruar nga qindra shkarkues atmosferikë.
Qindra rrufe kanë ndriçuar qiellin e plazhit të Durrësit duke krijuar një atmosferë ndryshe nga netët e tjera.
Edhe pse shkarkesat ishin të forta, pushuesit kanë shijuar gjithçka nga ky spektakël natyror.
Kjo atmosferë sa e frikshme aq edhe e bukur, dëshmohet edhe nga fotot e mëposhtme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pezullimi i përkohshëm i mjeteve të vogla
‘Tërbohet’ deti, kapitaneria kërkon të merren masa
Disa të vdekur