MENU
klinika

Letra

Ruçi i shkruan homologes serbe. Për çfarë bëhet fjalë?

03.08.2019 - 13:37

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Kryetares së Parlamentit të Serbisë, Znj. Maja Gojković me rastin e krijimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë.

“Me kënaqësi mora lajmin për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjej rastin t’ju falenderoj për këtë inisiativë dhe t’i uroj Grupit të Miqësisë një veprimtari të frytshme, në përmbushjen e misionit të tij.

Dëshiroj gjithashtu t’Ju informoj se në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë funksionon prej vitesh Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Serbi, i cili ka kontribuuar në zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Grupet Parlamentare të Miqësisë përbëjnë një mundësi më shumë për intensifikimin e marrëdhënieve midis institucioneve të të dy vendeve tona dhe kontakteve e miqësisë midis qytetarëve që ne përfaqësojmë.

Shpreh bindjen time se bashkëpunimi vizionar dhe i sinqertë midis Shqipërisë dhe Serbisë do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”, shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, dërguar Kryetares së Parlamentit të Serbisë Maja Gojković.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit