MENU
klinika

Deklarata

Ruçi uron homologun grek: Bashkëpunimi midis vendeve do forocohet!

02.08.2019 - 14:25

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit ri të Parlamentit të Republikës së Greqisë, Kostas Tasoulas.

Ruçi i shpreh Tasoulas përgëzime për zgjedhjen me mbështetje të gjerë duke kërkuar fuqizim të bashkëpunimit parlamentar. Kryeparlamentari shqiptar e fton homologun grek për një vizitë sa më të shpejtë në Tiranë.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Greqisë, më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj me një mbështetje aq të madhe si dhe t’ju uroj shumë suksese në përmbushjes e detyrës impenjuese dhe fisnike.

Unë shpreh besimin e plotë se, me zgjedhjen tuaj në këtë detyrë, marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinje, si dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë do të intensifikohen gjithnjë e më shumë, në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë kuadër, për mua do të ishte një kënaqësi e veçantë t’ju ftoj, në krye të një delegacioni parlamentar, për një vizitë zyrtare dhe miqësore në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për ju”, shkruhet në letrën e urimit të Ruçit.