MENU
klinika

Kundër mashtrimit elektoral

Rusi, protesta të reja në rrugët e Moskës për zgjedhje të lira

17.08.2019 - 19:00

Aktivistë të opozitës ruse kanë organizuar në Moskë një seri protestash për të kërkuar zgjedhje të lira dhe heqjen e akuzave kundër protestuesve të arrestuar gjatë tubimeve të fundit.

Moska është tronditur nga protestat javore për më shumë se një muaj pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës të kandidonin për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në muajin shtator.

OVD-Info, një grup monitorimi tha se në protestë janë vënë në pranga më shumë se 100 vetë, ndërsa në të kanë marrë pjesë mijëra protestues.

Vetëm javët e fundit, policia ka arrestuar më shumë se 2,000 protestues dhe ka nisur ndaj tyre procedimin penal me akuzën e organizmimit të protestave të paligjshme.

Demonstratat e fundit të opozitës janë shndërruar në lëvizjen më të madhe protestuese në Rusi që nga vitet 2011-2013, kur protestuesit dolën në rrugë kundër mashtrimit elektoral.