Nga data 1 janar 2020 ndryshon mosha e pensionit si dhe vitet e punës, gjatë të cilave është paguar kontribut sigurimesh shoqërore, që duhen për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë.
Si burrat edhe gratë preken nga ndryshimi i kërkesës për vitet e punës, ndërkohë që jo të gjithë preken nga rritja e moshës që kërkohet për pension.
Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por duke filluar nga data 1 janar 2020 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj. Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 61 vjeç, duke u afruar gjithnjë e më shumë me moshën kur dalin edhe burrat në pension pleqërie.
Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon deri në vitin 2032, pasi vetëm pas këtij viti fillon dhe rritet mosha e daljes në pension për ta.
Sipas ligjit, skema e pensioneve parashikon që, si burrat, ashtu edhe grate, të paguajnë më shumë contribute, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë.
Nga 1 janari i 2020-s, gratë duhet të kenë të dëshmuara 37 vite të plota punë të deklaruar, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë. Po kaq vite pune kërkohen edhe për burrat.
Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Kjo ka vlerë, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë do të rritet në 61 vjeç e 2 muaj në vitin 2021 dhe 61 vjeç e 4 muaj në vitin 2022 për gratë, ndërsa për burrat do të mbetet njësoj: 65 vjeç.
- Pensioni i pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.
Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive.
Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
- Pension para kohe
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe ai mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.
Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar.
- Kontributet
Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pension të plotë
- Gratë
Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por nga 1 janari 2020 mosha rritet me dy muaj të tjerë.
*Mosha dhe periudha e sigurimit që kërkohet në vite për secilën kategori për burrat
*Mosha dhe periudha e sigurimit që kërkohet në vite për secilën kategori për gratë