MENU
klinika

Një vit të martuar

Sara tregon surprizën që Ledioni i bëri për përvjetor

11.08.2019 - 16:09

Sara Hoxha dhe Ledion Liço festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës!

Bukuroshja bjonde, e cila do të bëhet nënë për herë të dytë, nisi nga dje me postimet romantike nga momentet e dasmës në Itali.

Ndërsa sot ajo ka publikuar disa foto të surprizës që i bëri Ledionit këtë përvjetor.

Ai ka shkuar në koncertin e “30 Seconds on Mars” dhe madje ka realizuar edhe një foto me liderin e grupit Jared Leto.

Për përvjetorin tonë ai donte të shikonte grupin e tij të preferuar”, shkruan Sara.

Nuk dihet nëse ajo e shoqëroi bashkëshortin në këtë udhëtim, duke qenë shtatzënë. Por nisur nga vendi ku po qëndrojnë në prapaskenë dhe jo në mesin e turmes, mendojmë se ajo ka qenë pranë tij.

Kujtojmë që Sara tashmë është duke pritur fëmijën e saj të dytë dhe këtë gjë e bëri vetë të ditur para pak kohësh nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.