11.08.2019 - 21:58
“Dua të largohen gjashtë futbollistë!”.
Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, u tregua i qartë pas ndeshjes së humbur ndaj Atletico Madrid dhe ishte mesazh për drejtuesit e klubit bardhezi.
Kështu, menjëherë, largimi i parë ka ardhur në mbrojtje, ku talenti i blerë gjatë kësaj vere nga Roma (shkëmbim me Spinazzola) do të fluturojë drejt Cagliarit.
Për të, gati rikthimi në Sardenjë, aty ku luajti gjashtë muajt e fundit të sezonit të shkuar. Rigjen trajnerin Maran. Një huazim i thatë.