08.08.2019 - 12:35
Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete, policia arreston 27-vjeçarin në Selenicë të Vlorës.
Arrestimi i të riut me iniciale S.R, u bë gjatë kërkimeve për vrasjen e djeshme ku u ekzekutua në atentat Nikola Ikonomi ose i njohur ndryshe si Laver Tozaj.
27-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. S. R., u kap afër malit të Beunit në fshatin Matogjin.
Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.