MENU
klinika

Katër muaj më parë u bë baba

Shihni sa është rritur djali i dytë i Saimir Tahirit

30.08.2019 - 17:52

Në muajin prill të këtij viti, ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, u bë baba për herë të dytë.

Partnerja e tij, Fatlinda, solli në jetë djalin e dytë të çiftit, të cilin e pagëzuan me emrin Golik. Vetë Tahiri e dha lajmin e gëzuar duke ndarë një foto të veçantë me të birin.

Së fundmi, bashkëshortja e ish-ministrit ka ndarë në Facebook një pozë të ëmbël me dy djemtë e saj dhe sytë na ngelën tek i vogli.

Tashmë Goliku është 4 muajsh dhe ka ndryshuar shumë.

“Mama krenare”- shkruan Fatlinda krahas fotos me vogëlushët, teksa Golikun e mban në krahë, ndërsa Drinit i ka vendosur dorën mbi faqe.

Kujtojmë se djali i parë i Saimir Tahirit dhe Fatlinda Berishës, Drini, tashmë është 8 vjeç.