MENU
klinika

Nisin hetimet

Shkrumbohet nga flakët lokali në Tepelenë

08.08.2019 - 10:57

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në në fshatin Hormovë, të Tepelenës.

Policia njofton se lokali ishte në pronësi të shtetasit R.E., dhe dyshohet se kemi të bëjëm me një zjarrvënie të qëllimshme.

Si pasojë e flakëve nuk ka pasur persona të lëmnduar, por vetëm dëme materiale, sepse janë djegur disa tavolina dhe karrige.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia po punon për indetifikimin dhe kapjen e autorit.