MENU
klinika

Atë Zef Pllumi mban mend se...

Si dhe pse dështoi marrëdhënia e Faik Konicës me “Hyllin e Dritës”

21.08.2019 - 17:46

    Në vitin 1913, kur u themelua nga françskanët shqiptarë revista “Hylli i Dritës”, revista “Albania” e Faik Konicës nuk botohej më. Kështu, një pjesë e atdhetarëve që më para shkruanin te “Albania” iu drejtuan redaksisë së “Hyllit të Dritës” si e vetmja revistë serioze në të cilën trajtoheshin çështje atdhetare e kulturore./Konica.al

Një ndër këta atdhetarë, më i miri i atyre që jetonin në emigrim, sipas françeskanëve, ishte Faik Konica, mik me françeskanët dhe me të cilët mbante korrespondenca të rregullta, i cili në vitin e parë të “Hyllit” botoi disa artikuj mjaft interesantë, të cilët përfshinin çështje nga më të ndryshmet.

Në këtë vit, redaktor i “Hyllit të Dritës” ishte gjuhëtari i shquar atë Justin Rrota, i cili, pasi kishte përfunduar studimet jashtë dhe kishte hartuar disa tekste të shkurtra për shkollat shqiptare, ishte caktuar nga redaksia e revistës si redaktor i saj me synimin e vetëm që të unifikonte ortografinë.

Sipas atë Zef Pllumit, atë Justini, asokohe, me gjithë dijet e mjaftueshme, nuk kishte përvojën e jetës dhe pa dashur as vetë u ndesh në pengesa të shumta të cilat shkaktonin pakënaqësi edhe mes miqsh.

 

 

 

I tillë ishte rasti i Faik Konicës, të cilin atë Zef Pllumi e kujton kështu në librin e tij “Françeskanët e Mëdhaj”:

Mbaj mend nji letër me shumë spec që gjendej në arkivin e “Hyllit të Dritës”, dërgue nga shkrimtari i madh Faik Konica. Ai protestonte se redaktori i kish ndërrue dialektin toskë në atë gegë, ndërsa te “Albania” e tij të gjithëve ua kishte botue artikujt në atë dialekt në të cilin e shkruejshin. Kish arsye Faiku i madh dhe, megjithëse miqësia mes tyne nuk u lëkund kurrë, ai nuk shkroi ma artikuj për “Hyllin e Dritës”. Që në atë rast, redaksia vendosi që çdo bashkëpunëtori t’i botohej artikulli në dialektin që e dërgonte.

Në vitin 1913, “Hylli i Dritës” u mbyll nga autoritetet për t’u hapur sërish në vitin 1917, ku redaktor nuk ishte më atë Justin Rrota, i cili e dha kontributin e tij në fushën e arsimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur

Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale