10.08.2019 - 09:10
Sipas MeteoAlb deri në pasdite i gjithë territori shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Por në mbrëmje parashikohet të ketë kalime vranësirash në zonat malore.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C deri në 38°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.