MENU
klinika

Ambasada e SHBA nxjerr videon

Si do të ketë Shqipëria një Gjykatë Kushtetuese funksionale?

13.08.2019 - 09:27

Ambasada e SHBA në vendin tonë është ndalur sot në mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Përmes një videoje informuese, ambasada e SHBA thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

Duke kujtuar problemin e të shkuarës me këtë gjykate, ambasada nenvizon se “shpesh parlamenti dhe presidenti nuk binin dakord per nje gjyqtar dhe kjo shkaktonte vende bosh per nje kohe te gjate”.


Mesazhi i Ambasadës së SHBA:

Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit