MENU
klinika

"Qytetnimi i Shqinis"

Si i këshillon Koliqi shqiptarët

22.08.2019 - 13:46

Qi puna asht ndër popuj burim i sigurt përparimi e qytetnije, ka dishmime të pamohueshme në çdo fletë të historisë njerzore. E mos të mendoje kushi se nji popull duhet të jetë i madh për me zhdrivillue në nji mënyrë të naltë si veçorit e shpirtit ashtu mënyrat e gjallimit landuer, sepse mund të paraqiten shembuj të panjehun kombesh të vogla, të cilat jo vetëm arritjen me pasë mjete të larta jetese shoqnore, por edhe lane trashigime të madhnueshme në shtjellimin e qytetnis. Djepi i qytetnimit europjan të soçëm qe Athina e moçme. Ajo na fail në dije e n’art idetnana qi drejtuen edhe gjithënji drejtojnë ecjen krenare të rracës ariane gjatë shekujve. E, pra, Athina s’ishte nji qytet i madh. Riska toke, fare të ngushta, e rrethojshin. Por gjallnija në punë e qytetsave qi ajo ushqei ia bani emnin fënerë të farfurishën kah drita e të cilit, në rrymën e moteve, siellen pajada syt e njerëzimit. Athenjezët qenë puntorë të qitun. Lundërtarë, luftëtarë, tregtart, poetën, artista, ligjeratarë, filozofët, çpikasa, ndertuesa. S’kishte degë t’aktivitetit njezuer qi ata mos tu ushtrojshin, tue u dhanë mbas pak kohe punimeve të dorës e krijesave të mendes at përsosje bukurije qi asht vula e gjenis së tyne./Konica.al

 

 

 

 

Gjithashtu Florienca e Mesjetës, qyteti i Dantes. Mbretnit e asaj kohe ishin të mbytyn në borxh ndër tregtarë të saj. E këta tregtarë zemër – | mëdhenj rrahshin me udhtime ta papreme mbarë Europën tue grumbullue pasunina prallzore me të cilat mbandej shpërblejshin bujarisht arkitekta e artista per me naltue pallate mbi shtylla të virgjilta mërmeri, shtëpija verimi rrethue me lulishta plot currila uji gufues, tempuj të mrekullueshëm e ajrorë edhe më i stolisun me piksime e me skalitje; skalitje, piksime, ndërtesa qi kishin për auktorë Gitto-n, Brunellesco-n, Donatello-n, Rafaelin e Buonarrotin. E mund t’i kursejmë adjektivat përse këta emna flasin vetë. Porse, për ne shqiptarët, shembulli ma i gjallë tham asht ai i Holandës. Fati qe i ngurtë për at tokë qi ka pak mijë kilometra ma shum se Shqipnija.Vende vende mai ultë se deti, mbushë me këneta, fushën aspak të plleshme, dukej tokë e namun, e paracaktueme të rrijë pa banorë. Po ç’farë mrekullish nuk ban puna? Rraca vepruese qi aty nguli, e qëndrueshme ndër vendime të marruna, e palodhshme në luftë kundra pengimeve të panjehuna, plot besim në forca të veta, e shtrëngoi detin m’u zmbarë tue ia caktue megjet e tue zbatue mbi të urdhnin e vet të prem: e, aty ku ishin dikur moçale të pambarueme, sot shtrihen ara punue për bukuri, e janë ngrehun fshate të qeta e të lume qi mullinjt e erës kunorzojnë e qi populli ma i dliri i botës banon. Tash që pamë si puna rritë e lumnon edhe popujt e vegjël, më lejoni ta çeku gjendjen e Shqinis e nevojën e madhe përmirësimi që kjo ka. E për me njoftun mirë rrajën e mjerimeve tona, të shofim shpejt e shpejt përshkrimet shekullore të kombit./Konica.al

 

 

 

 

Në të pesëmbëdhjetëtin qindvjet nji frymë e re ishte përhapun nëpër Europë. Humanizmi kishte pasë çelun kroje të freskëta ndiesish përtrise. Ideale të vjetra po prendojshin, nji dashuni e re po lindte në të gjitha zemrat për bukurinë e jetës deri atëherë të mbështjellun me tisat e misticizmes: hylli i ri i kohnave moderne ndritte mbi shpirtin të rreshkun nga nji et shkrumues dije e njoftimi, nga nji dëshir i hovshëm naltësimi e përsosmenije. Jeta po shndërrohej e po bahej ma e lëvizun. Njerëzit zunë me ushqye ide ma të gjana e të njerëzishme, të ndryshëm shqiptarë, të vegjël e të paqetë, qe tue përfshi rreth selis mbrtenore të Krujës të gjithë e Shqipes. Shllim i naltë, andërr epike qi u sos në gjak, tue na lane vetëm nji kujtim të përflakshëm, – kujtim qi na shtyni ma vonë me rrokun armët për liri.

Por, sa për atëherë, si diq Kruetani i madh turma të dendura aziatikësh e mbuluen dhen e shqipe ve. E na ndodhi ne si atyne qyteteve të moçme, ku langu i zjarrshëm vullkanik ia përshëpjeti i papritun tue pre në nji vas hovin e krejt nji jete në bulim. E për katërqind e s’dij sa vjet humbasme në heshtje e n’amti, shi në kohën e Rilindjes, në kohën e ndërrimeve të mëdhaja shoqnore. Kur të tjerat kombe u nisën kah nji jete ma të arsyshme e ma e lirë, na u vorruem për së gjalli. E, pra, nuk e meritojshim gjith’ at fatkeqsi./Konica.al

“Leka”, 1932

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mendime Kritike Kulturore

Çfarë shkruante Koliqi për Migjenin?


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale