MENU
klinika

Ndiqni hapat!

Si të përballoni kthimin në punë pas pushimeve verore

03.08.2019 - 16:57

Rikthimi në punë pas pushimeve mund të jetë i mundimshëm… Lexoni më poshtë disa këshilla për t’u kthyer në punë me energji dhe për të rinisur një vit të ri pune me entuziazëm.

Tryeza e punës është plazhi i ri për t’u eksploruar…Është e vërtetë, rikthimi në realitet, në një vend të mbyllur pas pushimeve nuk është i thjeshtë. Sjell stres dhe “sindromën e rikthimit”. Lexoni më poshtë si si mund t’i mbijetoni nostalgjisë së kujtimeve të nxehta nën diell…

Si ta përballoni ditën e parë të punës pas pushimeve

Pasi të kaloni hapin e parë – zilen e zgjimit, mëngjesi i shpejtë, kërkimi i parkimit dhe hyrja në zyrë, – nisni të punoni, pa shumë nxitim, merrini hapat me radhë. Nuk mund të zhyteni menjëherë në një ritëm të çmendur me telefonata, duke iu përgjigjur gjithë email-eve menjëherë dhe takimeve të shumta.

Objektiva të vogla, pastroni email-in dhe bëni një plan të detyrave

Merrni një letër dhe një stilolaps. Bëni një listë të punëve që duhet të bëni. Niseni nga puna më e rëndësishme tek ajo më pak urgjente. Për çdo gjë që përfundoni, vërini kryqin. Të njëjtën gjë bëni dhe me email-in. Lexoni email-et që janë më urgjente.

Bisedoni për aventurat tuaja me kolegët

Kur të ktheheni në punë do të përqafoni sërish kolegët tuaj. Tregojuni atyre për vendet e mrekullueshme që keni vizituar, për aventurat dhe se sa jeni kënaqur. Jepuni atyre këshilla të dobishme për destinacionet që keni vizituar.

Ushtrime dhe sport në natyrë…

Përpiquni ta ruani edhe në përditshmëri këtë energji pozitive. Nëse gjatë pushimeve keni bërë shumë ushtrime fizike apo jeni marrë me sport, mos e braktisni. Është e rëndësishme të kujdeseni për regjimin tuaj, edhe nëse nuk keni me humor të mirë në rikthim.

E dimë mjaft mirë se nuk është e thjeshtë që të harrosh qetësinë e pushimeve dhe të nisësh me ritmin dhe dinamikën e punës, por diçka është e sigurt, se këshillat më lart do ju shërbejnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN