MENU
klinika

Mblidhet kryesia

Sot vendoset për seancën e shpërndarjes së Kuvendit

05.08.2019 - 11:19

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të nisur përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka qenë ai që ka ftuar kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt.

“Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Veseli.

Sipas tij, shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime. Ai theksoi se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet prej orës 11:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërbëhet Parlamenti i Kosovës?

Veseli: Të caktohet data e zgjedhjeve!