MENU
klinika

Renditja

Sportistet më të paguara/ Tenisi ‘rrëmben’ majën e klasifikimit!

08.08.2019 - 16:28

Revista “Forbes” bëri të ditur sportistet më të paguara për periudhën qershor 2018 – qershor 2019. Tensi, që konsiderohet si sport aristokratësh, nuk është rastësi që ka “pushtuar” të gjithë pjesën e lartë të klasifikimit.

Kampionia i 23 Grand Slam-eve, Serena Williams kryeson listën vjetore të sportisteve me të ardhurat totale prej 29.2 milionë dollarë.

Pas fitores së US dhe Australian Open, japonezja Naomi Osaka zuri vendin e dytë në listë me 24.3 milionë dollarë, ndërsa gjermania Angelique Kerber u rendit e treta me 11.8 milionë dollarë. 10 vendet e para në listën e sportisteve më të paguara sipas “Forbes” janë të gjitha teniste.

Sportistet më të ardhura më të larta:

1.Serena Williams $29.2 milionë

2.Naomi Osaka $24.3 milionë

3.Angelique Kerber $11.8 milionë

4.Simona Halep $10.2 milionë

5.Sloane Stephens $9.6 milionë

6.Caroline Wozniacki $7.5 milionë

7.Maria Sharapova $7 milionë

8.Karolina Pliskova $6.3 milionë

9.Elina Svitolina $6.1 milionë

10.Venus Williams $5.9 milionë

11.Garbine Muguruza $5.9 milionë