MENU
klinika

Postimi

“Strategji e re, agresive”!/ Paralajmëron Ndreu: Nis në shtator!

24.08.2019 - 15:27

Pas marrjes së detyrës si kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu ka nisur punën për pastrimin e vendit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se është pastruar aksi Rrilë-Shën Koll.

Gjithashtu Ndreu ka paralajmëruar se në shtator do të nisë një strategji e re dhe shumë agresive me detyrime dhe penalitete që nuk do të falë askënd.

Postimi në Facebook:


“Ne Aksin Rrile-Shenkoll-Tale ? Bravo Posta ? dhe Faleminderit ? Sot u fitua edhe nje beteje tjeter ne luften e veshtire qe ju kemi shpallur mbeturinave ?

Banoret dhe bizneset duhet te jene me te pergjegjshem per mos ndotjen e ambjentit me plastike, shishe e mbetje te tjera qe hidhen pergjate rruges dhe jo ne koshin e mbeturinave.

Ne Shtator starton nje strategji e re shume agresive me detyrime e penalitete qe nuk do falin askend. Koha per ti dhene fund kesaj situate dramataike!”, thekson Ndreu.