04.08.2019 - 12:33
Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme me viktima në SHBA, presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh solidarizimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shqiptar shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i #trishtuar dhe i #tronditur nga humbjet e #jetëve të #pafajshme në #ElPaso dhe #Ohio. #Lutjet dhe #mendimet e mia për #familjet e viktimave. #Solidaritet me #kombin e madh #amerikan?? ?? “, shkruan Meta.
Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregëtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngjarja në SHBA