MENU
klinika

I dërgojnë letër KQZ-së

Takimi me aleatët/ Zbardhet mesazhi i Bashës për zgjedhjet!

02.08.2019 - 13:24

Opozita duket se po përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta pas rrëzimit të 30 qershorit.

Partitë aleate opozitare kanë zhvilluar sot një takim me liderin e PD, Lulzim Basha për të folur për këto zgjedhje.

Burime nga PD konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë Kryetari i Opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave për zgjedhjet e 13 tetorit.

Dokumenti dy faqësh disponon mban firmën e kreut të PR, Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit.