MENU
klinika

Zhiti: Prindërimi humanizmi më i madh

“Të rritesh nga dashuria” vlerësohet me çmim në Ulqin

06.08.2019 - 16:52

      Po jua dhurojmë bashkërisht, poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjendje të përbashkëta plot dritë… kështu shkruan Edlira Zhiti, në essenë e saj, që shoqëron përmbledhjen me poezi “Të rritesh nga dashuria”, nga Visar Zhiti dhe me piktura nga i biri, Atjoni (1995-2014), që këto ditë u vlerësua me çmimin letrar “Dega e ullirit”, në Panairin e Librit në Ulqin. Shkrimtari Visar Zhiti, rrëfen rëndësinë që ka për të ky çmim.

“Më erdhi mirë që ky libër tërhoqi vëmendjen, ne jemi tre autorë në këtë libër, një trini, vetë familja. Në kohën kur vështirësitë e jetës në familje, divorce, pleq të braktisur etj., tërheqja e vëmendjes me një libër të tillë është edhe një apel që të jemi bashkë, sepse një shoqëri e shëndoshë bën një atdhe të begatë”, – thotë shkrimtari, Visar Zhiti.

 

 

 

 

 

Më tej, Zhiti shton se, shpeshherë ndodh që librat lindin pa të pyetur, dalin edhe bëhen, ashtu si edhe vetë fëmija.

“Është një libër që ka qenë herët brenda nesh, sikundër janë lodrat e prindërve më vogëlushin e tyre, thënie vjershash edhe rimash e gjithçka tjetër, me të cilën rritet fëmija. Në këtë kuptim, pamë se ato ishin bërë një sasi e bukur, sepse kur është gëzimi i fëmijës, vrapi edhe ëndrrat e tij, është gjithmonë e bukura. Dëshironim që të kishim një libër të tillë. Erdhi një moment që u bë i domosdoshëm. Krahas çdo poezie u vendos edhe një vizatim i djalit, që e bëjnë librin më të bukur, sepse është fjala, muzika dhe ngjyra. Ndërsa Eda, bëri një parathënie hyrëse, që më shumë sesa një esse duket si një doracak i nënës më fëmijën e vogël. Ky libër do të donim që të lexohej nga kushdo, sepse kushdo e ruan brenda vetes fëmijën”.

Janë tre autorë në një libër për të gjitha moshat, që mund të shfletohet me ëndje edhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit edhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një nëne me fëmijën, sesi mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.

 

 

 

 

 

“Është si rrjedhojë e përvojës jetësore. Kur unë mbarova pjesën time me librin, kisha tjetër titull, ndërsa Eda zbuloi titullin “Të rritesh nga dashuria”, sepse është gjëja më e rëndësishme në univers, pa të nuk ka asgjë. Njëkohësisht, duke rritur fëmijën ke rritur veten. Këto nuk bëhen pa dashuri. Ato më shumë sesa kujtime janë copa jete të përhershme, pa to nuk do të kishim kuptim, jetojmë me to, edhe në një farë mënyre janë një udhëzues i marrëdhënies së prindit me fëmijën, nënës me djalin dhe atit me djalin. Edhe duke dashur që ta rrisnim me dashuri, ishim ne që po rritesh më shumë me dashuri. Në këtë kuptim, ti po rrit fëmijën edhe po rritesh edhe vetë. Fëmija të jetëson, të bën at, nënë. Grada më e lartë është të qenit prind edhe të paturit fëmijë”, – shprehet Zhiti.

Shkrimtari përfundon se largimi i lexuesit nga libri është një shqetësim botëror, prandaj është e rëndësishme, që të jemi sa më pranë librit, sepse pa të, jo vetëm nuk ka njerëzim, por nuk ka as të ardhme.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit