MENU
klinika

I nxehti ekstrem

‘Thahet’ Lazarati/ Vetëm 30 minuta ujë në ditë për banorët!

12.08.2019 - 15:51

Lazarati po vuan thatësirën e verës ku rreth 2800 banorë të njësisë furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në disa ditë.

Ata shprehen se ky problem është që prej disa vitesh edhe pse i paguajnë faturat rregullisht. Edhe pse një nga fshatrat më të njohur, 2800 banorët në këto ditë me të nxehtin ekstrem po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ne disa lagje furnizimi me ujë bëhet vetëm 30 minuta në ditë, ndërsa në lagje të tjera banorë të gjejnë zgjidhje duke mbushur ujë në qendër të fshatit në çezmën e cila është i vetmi burim për ta.

Banorët shprehen se ky problem vijon prej disa vitesh dhe askush nuk ka marrë masa për ta zgjidhur.

“Kemi kështu, një ditë po 3-4 ditë jo. Për të paguar paguajmë, kurse ujë nuk kemi. Uji është shumë i pagët”, shprehen disa nga banorët.

Problematikën e pranon edhe administratori i fshatit Lazarat, ndërsa thekson se i janë drejtuar bashkisë disa herë por që nuk kanë gjetur zgjidhje.