MENU
klinika

Profil

Tokuga Ijejasu: Shoguni që izoloi Japoninë për tre shekuj

26.08.2019 - 19:05

Biografi kryesor i tij, A. L. Sadler e quajti Tokugava Ijejasu (1542-1616) padyshim një nga burrat më të jashtëzakonshëm që historia ka njohur”.

Personazhi i Tokugava Ijejasut rreshtohet përkrah dy burrave të tjerë (Oda Nobunaga, Tojotomi Hidejoshi) që iu dedikuan unifikimit të Japonisë, por vetëm ai ia doli finalizim të këtij projekti shumë shekullor.

Edhe pse në karrierën e tij fillestare ushtarake, Tokugava ishte një samurai i jashtëzakonshëm dhe një lider ushtarak brilant. Klimaksi i karrierës së tij ushtarake do të pasohet me vdekjen e eprorit të ij të fundit, Tojotomi Hidejoshi.

Ndërkohë që po vdiste, Tojotomi, mblodhi 5 burrat më të fuqishëm të Japonisë dhe iu a la amanet që punonin së bashku si Regjencë deri sa djali i tij 5 vjeçar të ishte aq i madh sa duhej për të qeverisur.

Regjentët nisën menjëherë të luftojnë kundër njëri-tjetrit. Njëri prej tyre ishte Tokugava Ijejasu, që më në fund mori pushtetin. Tokugava Ijejasu themeloi shogunatin Tokugava të Japonisë, që sundoi nga viti 1600-1868. Ijejasu e mori pushtetin në 1600, u caktua shogun në 1603 dhe abdikoi në 1605. Megjithatë, ai mbeti një zë i fuqishëm në qeveri, deri sa vdiq në 1616.

Ushtarët japonezë bëjnë skermë me shpata çeliku. Për samurajt, arti i skermës ishte arti ushtarak suprem, por Tokugava e unifikoi Japoninë me pushtetin e armëve.

Pasi mori pushtetin, daimos-ët e njohën Ijejasun si sundues të Japonisë, por kishte të tjerë që thoshin se ai po uzurponte vendin e djait të Hidejoshit, Tojotomi Hidejorit, dhe deklaruan se do të luftonin për të.

Dy fraksionet u takuan në Sekigahara, ku një kontigjent i ushtrisë që mbështeste pretendimet për fron të Tojotomit dezertoi dhe u bashkua me ushtrinë e Tokugavës, duke përmbysur fatin e betejës.

Duke qënë se ishte fisnik, Tokugava u emërua nga perandori shogun (pra, komandant të të gjithë samurajëve).

Por Ijejasu e dinte se shumë samuraj mendonin se sundimtari i vërtetë ishte Tojotomi Hidejori. Ijejasu e martoi mbesën me Hidejorin, por caktoi si trashëgimtar të shogunatit të birin Tokugava Hidetatën. Tensionet mes pasuesve të Tojotomit dhe Tokugavës u rritën, dhe Tokugava Ijejasu rrethoi kështjellën e Osakës, fortesën e Hidejorit.

Rrethimi zgjati pa fund. I pazoti për ta marrë kështjellë, Ijejasu ofroi kushte paqeje, që përfshinin edhe heqjen e mbrotjes së kështjellës. Nëna e Hidejorit e tmerruar nga topat e Ijejasut, iu përgjërua të birit që t’i pranonte kushtet. Ai pranoi, në kundështim me këshillimin e oficerëve të vet.

Me t’u hequr mbrojtja Ijejasu e rifilloi luftën. Ai udhëhoqi 150 000 trupa kundër 55 000 trupave të Hidejorit. Ky numër e bëri të pashmangshëm përfundimin. Hidejori dhe eëma kryen vetvrasje. Ijejasu vrau djalin e mitur të Hidejorit dhe dogji kështjellën.

Në moshën 57-vjeçare Tokugava Ijejasu u bë sundimtari i pakundërshtuar i Japonisë dhe themeloi dinastinë Tokugava. Nën sundimin e Tokugavës, Japonia u izulua e gjithnjë e më shumë. Disa prirje kishin nisur që në kohën e Hidejoshit (i cili përzuri misionarët e krishterë, kufizoi tregtinë e jashtme, ndaloi ata që nuk ishin samurai që të mbanin armë, si dhe ndaloi këdo që të lëvizte apo ndryshonte profesion).

Prodhimi i armëve pothuaj u ndërpre. Në vitin 1616, Ijejasu u sëmur dhe vdiq në shtatin e tij, në moshën 74-vjeçare.

Tokugava i kufizoi vizitat e anijeve të huaja, me përjashtim të atyre holandeze në Nagasaki. Në vitin 1825, politikat kundër të huajve arritën deri aty, saqë shoguni i urdhëroi samurajt që të hapnin zjarr kundër çdo anije të huaj. Duke pasur parasysh gjendjen e ushtrisë japoneze, kjo nuk ishte një ide e mirë.

Vendi u gjet i papërgatitur kur një flotilë amerikane e komanduar nga komodor (komandant skuadriljeje me gradën kapiten i parë) Methju Perri kërkonte akses tregtar dhe më vonë sulmoi Hiragën.

Shumë shpejt strukturat e vjetra të shogunatit do të shembeshin me fundin e shek. XIX. Mendjeprehtë, këmbëngulës dhe i duruar, Ijejasu i sfidoi aleatët dhe armiqtë e tij për të krijuar regjimin më të madh feudal japonez, që zgjati plot 265 vjet; ai përçonte respekt dhe besnikëri tek vartësit e tij.

Tregoi gjithashtu edhe aftësi politike nëpër rrugët e pasigurta të politikave feudale në kohë trazirash. Sigurish një nga gjeneralët japonezë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe së bashku me Oda Nobunagën, Tojotomi Hidejoshin, është një nga tre figurat e bashkimit të Japonisë.