08.08.2019 - 18:27
Porto ka regjistruar zyrtarisht Iker Casillas si pjesë e skuadrës për sezonin e ri të kampionatit portugez.
Spanjolli është përfshirë në listën përfundimtare të skuadrës dhe kjo mund të shihet në faqen zyrtare, që do të thotë se Sergio Conceicao do të jetë në gjendje të aktivizojë portierin.
Më 1 maj, Casillas pësoi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore të Portos. Ai u shtrua në spital dhe që prej atij momenti 38-vjeçari ka qenë duke u rikuperuar.
Casillas iu bashkua shokëve të ekipit në fazën përgatitore më 1 korrik, dhe më 15 korrik klubi konfirmoi se ai do t’i bashkohej stafit teknik teksa vijonte fazën e rikuperimit.