MENU
klinika

Përgënjeshtron Partinë Demokratike

Tritol nënkryetarit të Bashkisë Kamëz/ Reagon Policia!

05.08.2019 - 15:43

Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin lidhur me ngjarjen ku mbrëmjen e të dielës iu vendos tritol në derën e shtëpisë nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj.

Lajmin e ka bërë me dije fillimisht zyra e shtypit e PD.

Në momentin e ngjarjes, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë, raportojnë burimet nga selia blu.

Sakaq, policia thotë se “grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.

NJOFTIMI

“Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Metarialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, thuhet në njoftim.