MENU
klinika

30 milionë dollarë për pronarët!

‘U dëmshpërblyen 4,497 të dëmtuar nga ndërtimet pa leje’

29.08.2019 - 20:05

4,497 pronarë, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, janë dëmshpërblyer gjatë vitit të shkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Shuma totale e kompensimit të përfituar prej tyre kap vlerën e 3 miliardë lekëve, afërsisht 30 milionë dollarë. E dhëna vjen përmes raportit vjetor të ALUIZNI-it, i cili është edhe institucioni përgjegjës për vjeljen e shumave të parave nga procesi i legalizimit që më pas kalohen si fond kompensimi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Paralelisht, po gjatë vitit 2018, ALUIZNI i ka kaluar të drejtën e pronësisë së parcelave ndërtimore 1,883 objekteve të ndërtuar pa leje.

Kjo e çon në mbi 166 mijë numrin total të legalizimeve që prej nisjes së këtij procesi.

Sipas SCAN, sa për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ALUIZNI raporton se është ecur me ritme të shpejta, me një mesatare prej rreth 2,500 legalizimesh në muaj. Në total janë miratuar 30,151 leje legalizimi, duke e realizuar me 120% objektivin fillestar prej 250 mijë lejesh.

aluizni kerkese prokurorise-konica.al

Ndërkaq, ALUIZNI raporton se gjatë vitit të shkuar ka grumbulluar rreth 13 milionë dollarë nga kalimi i së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve pa leje.

I tërë ky fond ka kaluar në buxhetin e shtetit në funksion të kompensimeve të pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!