MENU
klinika

Historia e Tonit

“U zgjova dhe qepalla e majtë më ishte fryrë”

24.08.2019 - 15:27

Syri i thatë mund të jetë frustrues dhe i pakëndshëm.

I  patrajtuar, mund të shndërrohet në një gjendje kronike. Për Tonin, fillimi është i shpejtë. Simptomat dhe komplikimet ishin sfiduese për një person  që pëlqen të luajë tenis, të mësojë kitarë dhe të udhëtojë jashtë vendit.

Kur u transferova në këtë qytet pesë vjet më parë, vura re që sytë e mi ishin më të lodhur në këtë mjedis më të thatë.

Megjithëse kisha vuajtur nga syri i thatë më parë, nuk vura re ndonjë ndërlikim deri pak vonë.

Rreth një vit më parë, u zgjova një mëngjes dhe pashë që pjesa e brendshme e qepallë së majtë ishte e fryrë. Ishte irrituese, por unë e injorova. Kur vështrova syrin më vonë gjatë ditës, përsëri dukej mirë.

“Unë rekomandoj që secili që vuan nga çdo lloj acarimi serioz i syve ose syrit të thatë … të kontaktojë me një mjek sysh patjetër.”

Por kur u zgjova ditën tjetër, tërë qepalla e majtë ishte shumë e fryrë. Mendova se mund të jetë celuliti, një infeksion serioz bakterial i lëkurës. Unë menjëherë u tremba.

I  kërkova një kolegu, i cili është mjek i syrit, që të hedhë një vështrim.

Unë mendoj se ju keni blefaritis”, tha ai.

Blefariti është një inflamacion i qepallës. Mund të bëjë që qepallat të jenë të kuqe, të irrituara dhe të ketë kruarje. Ai tha se mund të ndodhte me këdo, por ishte veçanërisht e zakonshme për njerëzit ndërsa plakën – dhe për njerëzit me sy të thatë.

Për shkak se sytë e mi ishin fryrë mjaft, unë u trajtova me një antibiotik dhe një vaj steroid.

Brenda katër ose pesë ditëve, ënjtja u qetësua. Pas kësaj, doktori më tha të vendosja fasha të ngrohta në sy dy herë në ditë dhe t’i mbaja sytë plotësisht të pastër.

syri diabetik-konica.al

Tani, përdorimi i një komprese të ngrohtë mbi sy çdo mbrëmje për rreth 10 minuta është pjesë e rutinës sime, ashtu si larja e dhëmbëve. Nëse më mungon një ose dy ditë, syri i majtë është pak më i fryrë.

Unë rekomandoj që kushdo që vuan nga çdo lloj acarimi serioz i syve ose syrit të thatë – veçanërisht syri i thatë kronik – të kontaktojë me një mjek sysh.

Mos prisni derisa gjendja të përkeqësohet!