MENU
klinika

Champions tani është më lirë

UEFA shtyn merkaton dhe merr vendimin për biletat!

30.08.2019 - 20:39

Në zhvillimet që UEFA ka bërë këto dy ditë në Monaku, ku u hodh shorti për grupet e Champions dhe Europa League, janë marrë edhe dy vendime tepër të rëndësishme.

Merkato e verës do të mbyllet me tre shtator, duke qenë se ka qëlluar fundjavë në ditën e fundit, pra zgjatet me 24 orë.

Tifozët që do të shohin skuadrën e tyre në Champions League jashtë fushe do të paguajnë biletë me çmim jo më të lartë se 70 euro.

Ndërsa për ndeshjet në Europa League jo më shumë se 45 euro.

Vendimi i parë do iu japë mundësi klubeve që të kryejnë ndonjë transferim tjetër në momentet e fundit.

Ndërsa vendimi i dytë gëzon tifozët, që do të shpenzojnë më pak për të udhëtuar me skuadrën e tyre.