MENU
klinika

Reagimi

Pjetri: I hapur për çdo verifikim, por jo mbi ‘indicie publike’

04.08.2019 - 10:29

Kreu i ri bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas kërkesës së PD, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për hetim të pastërtisë së figurës ndaj tij.

Interesimit të medieve lidhur me pretendimet e PD, Pjetri tha se “jam i hapur për çdo verifikim, por jo mbi indicie publike”.

U njoha nëpërmjet kërkesës së Bardhit i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”. Sigurisht që jam i hapur mbi çdo verifikim timin por jo mbi “Indicie Publike”. Askush më mirë se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.

Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të partisë Demokratike”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN