MENU
klinika

Parashikimi i motit

‘Vapa vjen me gushtin’, si do jenë temperaturat, ditët e para!

01.08.2019 - 08:05

Muaji që lamë pas pati një ndërthurje të temperaturave dhe në ditët e fundit u vu re një ulje e ndjeshme e tyre.

Disa zona u prekën nga reshjet e shiut dhe në bregdet pati erë të fortë.

Por me sa duket moti do të ndryshojë dhe muaji gusht paraqitet më i qëndrueshëm.

“Meteoalb.al” shkruan se dita e parë e muajit do të nisë me kthjellime dhe temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme.

Ato do të luhaten nga 15 gradë në zonat malore, deri në 36 gradë në zonat e ulëta.

Muaji gusht do të jetë i favorshëm për plazh dhe të gjithë që i kanë lënë pushimet për tani do të kënaqen.