11.08.2019 - 10:57
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj apelon për më shumë bashkim, dashuri e punë të mira dhe sa më pak urrejtje e përçarje.
“Gëzuar Bajramin! Të duhemi më shumë, urrehemi më pak! Të punojmë më shumë, të flasim më pak!
Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak! Kjo është fryma! Le të përkushtohemi të gjithë! Gëzuar!”, shkruan Veliaj.