MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Vetëm koalicioni parazgjedhor LDK-VV, e shpëton Kosovën

05.08.2019 - 15:30

1. Si do të reflektoi zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së;

S’pari u bë mirë që zgjedhjet në subjektin mê të vjetër politik, në Kosovë shkuan pa trauma e për të thënë edhe pa ndonjë ekces të theksuar (shkaku se pati indicie serioze nëpër zgjedhjet periferike të ca zonave të caktuara) politik e social.

S’dyti, ani pse ato u mbajtën nën presionin dhe llupën e medieve sociale, arrijtën të bëhen interesante, që në pamje të parë fitohet përshtypja se “agjentët” mediatik të LDK-s e bënë këtē lloj farse e folklorizmi qëllimshëm. Kur them qëllimshëm, këtu nënkuptoj aktin dhe faktin e arritjes së të bërit interesant mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të saj, që u mbajt “sekret publik”,deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit.

Pra, u arrit maksimumi i vëmendjes së opinionit dhe medieve sociale kosovare. Natyrisht, nëse ka qenë ky synim dhe qëllim në vete. Por, në gjithë këtë “odisejadë” sociale, u pa që LDK-ja dhe udhëheqja e saj e mëparshme, për mendimin tim nuk e dha testin e asaj që shquhet dhe identifikohet si proces i demokratizimit të brendshëm.

Kur e them ketë aludimi im është te mungesa e lirisë sē plotē të përzgjedhjes së të parit tē këtij subjekti. Pastaj te loja e dyfisht me publikun dhe mediet sociale, shkaku se deri në ditën e fundit, në opinion e medie kosovare ndjekej apo “promovohej online”, si edhe te mënyra e përzgjedhjes së të parit tē këtij subjekti, përmes një konkurrence të fortë lojale të pretendentëve (Sejdiut, Hazirit, Veliut e Mustafës më pak ambicioz) kryesor.

Ajo çka kishin harruar “arkitektët” e këtij “spektakli” të imponuar, ishin ofertat, projektet, planet e pretendentëve, por jo edhe emrat e përveçëm…

Zgjedhja e Isa Mustafës, vërtet do e ruaj ashtu siç trumbetohej “unitetin” (klanor) dhe monopolin (politik), mirëpo, ideja ishte për llojin apo tipin e unitetit; ate klanor, partiak, ideologjike, programor, apo unitetin mbi “pronësinë” de facto sociale të LDK-s?

Dhe këtë pyetje e përgjigje ende nuk e kam hasur në predikimet viktimizuese, të këtij subjekti pretendent për t’i udhëhequr proceset dhe interesat e Kosovës, në periudhën postdorëheqëse të kryeministrit Haradinaj.

Megjithate, ata ndoshta këtë pretendim mendojnë ta ushtrojnë në zgjedhjet e parakohshme që po trokasin.

S’treti, mendoj që cilësimi më adekuat për Kuvendin e fundit, është se; ai ishte demokratik, por i tipit të ish centralizmit vetëqeverisës. Ku aklamacioni gjithjne ishte dhe mbahej si karremi e argumenti me i fuqishëm i demokratizimit të brendshëm…

2. Por pyetja milionshe është nëse LDK-ja do mundet me garniturën aktuale të dal subjekti i parë në zgjedhjet e sivjetme?

Thënë shkurtazi; Nuk e besoj këtë. Dhe këtē gjykim e bazojë në paknaqësinë enorme tē anëtarësisē së gjerë të këtij subjekti nëpër rrjetet sociale, që u “alarmua” fill pas përfundimit të Kuvendit të fundit. Kjo paknaqësi e gjithsesi edhe frustrim psikologjik i publikut, mendoj se buron pikërisht te mosmbajtja e fjalës për lirinë dhe procedurat demokratike të përzgjedhjes së kryeparit, si edhe tek premtimi se do ketë ndrrim gjeneratash në udhëheqjen e re.

Gjë që u pa se ishte një mashtrim perfid i grupit të Mustafës, kur në prononcimet publike “lejoj” proklamimin publik të kandidaturave të gjeneratës së vjetër (Sejdiu) dhe asaj të mesme (Haziri e Veliu) monopoliste, në vend që tē aktivizohej kandidatura e gjenerate se re (Abrashi, Osmani etj.)

Ky konstatim logjik, padyshim që do testohet në zgjedhjet e sivjetme. Dhe jam shumë i bindur që kjo do e demtoj shumë këtë subjekt. Dhe se “deliriumi” i vetëknaqësisë, ishte, është dhe do mbetet provizor dhe për konsum dhe për mobilizim të brendshëm elektoral.

Edhe diçka duhet theksuar në këtë kontekst; kontigjentet e reja votuese që për çdo vit në Kosovë hyjnë mbi 30.000 (e që me siguri edhe në LDK) nuk e kanë më vartësinë e përcaktimit të tyre, ekskluzivisht te karizma lideriske e kryetarit (ashtu siq ishte ne kohën e Rugovës).

Mustafa: Veseli provokator si Serbia konica.al

Por e kanë tek; oferta pragmatike për problemet e punësimit (që është më i larti në Europë?!) zbutjes së varfërisë (poashtu më të lartit në Europë!?) dhë ato të mirëqenies.

3. Cili koalicion mund të jet prijatar në zgjedhjet e parakohshme?;

Shoqata e Sociologëve të Kosovës(SHeSK), para ca javëve ka bërë një matje interne. Dhe sipas këtyre preferencave dhe perceptimi aktual koalicion fitues do dal ai LDK- Vetëvendosje. Por, me kushtun që koalicioni të bëhet parazgjedhor. Sa pash prononcimet deri në delirium tē LDK-s, ato do shkojnë vetëm si subjekt në zgjedhje. Mendoj që do dëshprohen…Sepse, janë shumë tema e çëshjte, që LDK-n nuk do e bë strumbullar të vendimarrjes, por të prapaskenave dhe pazareve, të klanit tani për tani më tē fortë dhe me” votën e 355 delegatëve” të saj.

S’këndejmi mendoj që farsa e Kuvendit, në rast se nuk hy në koalicion parazgjedhor (shkaku i mendjemadhësisë së demonstruar, pas Kuvendit) së të këtyre ditëve e LDK-s, do dekonspirohet me zgjedhjet e parakohshme…