MENU
klinika

Vendimi

Vranë studenten/ Çfarë do të bëhet me shqiptarin dhe grekun?

04.08.2019 - 17:53

21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20 vjeçari shqiptar Aleksandër Luca të akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos do të qëndrojnë në paraburgim deri më 4 dhjetor 2019.

Zgjatja e ndalimit të tyre të përkohshëm u bë nga Këshilli Kriminalistik i Rodos, i cili mori parasysh veçoritë e veçanta të veprave penale për të cilat të rinjtë akuzohen dhe për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë mediat greke ka nxjerrë sërish detaje nga hetimet, duke evidentuar periudhën e gjatë të torturave të cilave iu nënshtrua vajza fatkeqe.

“Eleni Topaloudi luftoi për të mbetur e gjallë” përmendet, ndër të tjera dhe vihet në dukje se autorët e rrahën atë derisa ajo ishte pa vetëdije.

policia-greke-konica.al_

Fillimisht dy të rinjtë e dhunuan deri në humbjen e vetëdijes dhe më pas e përdhunuan të renë. Pas kësaj, studentja greke i ka kërcënuar dy djemtë se do ti denonconte në polici duke nxitur zemërimin dhe shqetësimin e tyre se do arrestoheshin dhe t’i nënshtroheshin ndëshkimeve penale për sjelljen e tyre.

Duke pasur parasysh këtë perspektivë të pakëndshme për ta, të pandehurit atëherë peshuan të dhënat dhe bashkërisht vendosën të eleminonin fizikisht të sëmurën në mënyrë që të përjashtonin çdo mundësi të ndjekjes penale në të ardhmen.

Fillimisht ata e goditën në mënyrë të përsëritur me grushta me më pas me një shufër hekuri në kokë.

Pas dhunës së ushtruar, ata e transportuan lakuriq me një makinë në një zonë shkëmbore, duke e hedhur në det nga 10 metra lartësi.

Studentja Eleni Topaludhi vdiq nga mbytja.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi