MENU
klinika

Sot, masa e sigurisë

Vrasja e Çelës, çfarë pritet të vendosë Gjykata?

25.08.2019 - 10:56

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për katër të arrestuarit në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku i riu, Indrit Çela u qëllua tre ditë më parë me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionimin e një apartamenti në zonën e “Myslym Shyrit”.

Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes në ambientet e spitalit.

Të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë janë babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim, Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Luan Çaka, Ali Sula.

Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’.

Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.