MENU
klinika

Gjykata cakton masën e sigurisë

Vrasja e të riut, shpallen në kërkim ndërkombëtar vëllezërit Kusi

26.08.2019 - 17:10

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” në mungesë për dy vëllezërit Kusi, të cilat katër ditë më parë dyshohet se ekzekutuan me plumb në kokë të riun, Indrit Çelaj.

Tani dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi do të shpallen në kërkim ndërkombëtar në lidhje me krimin e kryer në zemër të Tiranës.

kolana e librave

Një ditë më parë, togat e zeza caktuan masën “arrest me burg” për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, konkretisht babain e dy vëllezërve Kusi (Bujar Kusin) si dhe për dy persona të tjerë si Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.

Indrit Çela u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Emri dhe e shkuara kriminale (Dinamika e ngjarjes)

‘Tronditet’ Astiri/ Vritet i riu në lokal, dyshimet e para

(Fotot e rënda) Kërcënim e fjalë të tmerrshe!

Nëna nga Saranda dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare

‘Patëm përplasje gjatë darkës me Ramën’

Haradinaj: Ishte i angazhuar për ndarjen e Kosovës, ja kur nisi ideja

"Ka bërë disa gabime, duhet të kthehet në rrugën e duhur"

Dëbimi i dy diplomatëve, Irani ‘shuplakë’ Shqipërisë

"2020-ta s’do jetë vetëm viti i rindërtimit"

Nga lufta “anti-KÇK” te Reforma Zgjedhore, Balla tregon prioritetet