MENU
klinika

VAR tregohet 'zemërgjerë' me shqiptarin

Xhaka e kthen ndeshjen në boks, shpëton nga i kuqi

11.08.2019 - 21:53

Gjysmë ore lojë në ndeshjen Basel-Servette 3-1, e luajtur dje, dhe Taulant Xhaka e humbet kontrolline vetes.

Gjyqtari Dudic gabimisht akordon goditje të lirë për Servette dhe kjo provokon nervat e lojtarëve kundërshtarë. Së pari, Xhaka përplaset me Sébastien Wüthrich, që e tërheq prej fanelle, më pas i vjen radha Timothé Cognat, të cilit ia vendos dorën në fytyrë.

Të gjithë prisnin kartonin e kuq për shqiptarin, megjithatë kjo nuk ndodhi. Xhaka ia hodhi paq. Edhe pse kryesori Dudic kërkoi ndihmën e VAR-it, ai nuk pranoi ta shihte skenën në ekranin e vogël.


Xhaka duhej të largohej nga fusha, në fund të fundit, në minutën e 34-t, por për shkak se është lënduar, sipas trajnerit Koller.

Ai zëvendësohet nga Fabian Frei dhe e ndjek vijimin e ndeshjes nga stoli. Sulmin fizik të Taulantit, sikurse shkruan media helvete, nuk dëshiron ta shohë trajneri i FCB. Vetë Xhaka nuk dëshiron të flasë më pas. “Viktima” e tij, Timothé Cognat, komenton: “Ishte për karton të kuq, nuk ka asgjë për të diskutuar”.

Trajneri i Servette, Alain Geiger, pajtohet me lojtarin e tij: “Pati një goditje. Ky rast është për karton të kuq, sipas meje. Nuk e di pse gjyqtari nuk e shikoi përsëri”.