MENU
klinika

Lëvizja e fundit e merkatos

Ylli i Inter do të stërvitet me ekipin e ri të mërkurën!

11.08.2019 - 15:31

Ivan Perisic do të largohet nga Interi.

Lajmi ka ardhur nga e përditshmja gjermane “TZ”, që është shumë afër klubit bavarez. Anësori kroat ka pranuar t’i bashkohet ish-trajnerit të tij në kombëtaren kroate Niko Kovac te kampionët e Gjermanisë dhe mund të konsiderohet pasuesi i Franck Ribery në krahun e majtë të sulmit të bavarezëve.

“Do të zhvillojë vizitat mjekësore te Bayern në orët e ardhshme dhe të mërkurën do të stërvitet me skuadrën”, shkruan “TZ”

Marrëveshja mes dy klubeve është gjetur mbi bazën e huazimit (5 milionë euro) me të drejtën e blerjes për 25 milionë.

Për Perisic ky do të jetë një rikthim në Bundesliga pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Dortmundit dhe atë të Wolfsburgut.