01.08.2019 - 21:58
Këto ditë janë vendimtre për merkaton e Juventusit, jo vetëm në aspektin e blerjeve.
Shoqëria bardhezi është vënë në lëvizje për të mbyllur disa çështje të lojtarëve që do të largohen nga Torino gjatë merkatos së verës.
Një nga këto çështje, është kalimi i Joao Cancelos te Manchester City.
Trajneri i Citizens, Pep Guardiola, kërkon ta mbyllë sa më parë këtë marrëveshje, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht.
Për ta transferuar 25-vjeçarin në “Etihad Stadium”, Guardiola i ka ofruar “Zonjës së Vjetër” përveç një shume parash edhe kartonin e brazilianit Danilo.
Tashmë çdo gjë mbetet në dorë të klubit italian.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mjaftojnë 50 mln euro
Manchester City blen talentin e Juventusit!
Në listë një shqiptar
Juventus ‘shënjestron’ 3 zëvendësuesit e Cancelos!
Një nga më të mirët në rolin e tij