31.08.2019 - 21:02
Pas largimit të bujshëm nga ‘Digitalb’ Ilda Bejleri është gati që sezonin e ri të bëjë namin në ‘Top Channel’.
Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja mbrëmjen e kaluar nëpërmjet një postimi në Instagram, ndërsa pak minuta më parë ka zbuluar edhe emisionin.
Ilda ka treguar se sezonin e ri televiziv do e shohim tek emisioni “Procesi Sportiv” ku do të prezantojë së bashku me Ed Manushin.
Emisioni do të nisë më 9 shtator dhe Ilda ka premtuar se ky sezon do të jetë si asnjëherë më parë.
Sezonin e kaluar këtë pozicion e mbante Nevina Shtylla, e cila në shtator do të jetë shërish pjesë e “E Diell”.